Pas përfundimit të spektaklit “Ferma VIP”, ku fitues u shpall Big Basta, nuk kanë munguar reagimet nga ish-banorët. Një ndër ta ka qenë Big Mama, e cila për herë të parë ka folur publikisht, duke hedhur dyshime mbi transparencën e finales.

E ftuar në RTV Dukagjini, këngëtarja nuk i kurseu akuzat ndaj produksionit, duke lënë të nënkuptohet se gjithçka ishte e paracaktuar dhe se fitorja ishte një vendim i planifikuar.

“Për mua fitorja ka qenë Roni edhe jam shumë me fat që e kam fitu. A pse s’kam fituar [spektaklin] ajo është e ditur është kot me fol, se ju e dini flas pa doreza, por ajo gjë ishte e shitur, normal! Dikush ka nevojë për emër, dikush ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes dhe i intereson vetëm titulli. S’kam qenë hipokrite si disa, jam shumë e lumtur me karakterin që kam. Unë se shes b*then as për spektakël, as për lek, as për asgjë,” u shpreh ajo.

Deklarata e saj ka ndezur diskutime të shumta në rrjete sociale, ndërkohë që produksioni nuk ka reaguar ende mbi akuzat.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTV Dukagjini (@dukagjinirtv)