Në një kohë kur filtrat dhe ndërhyrjet estetike shpesh mbeten sekrete por të pranishme kudo, Khloé Kardashian ka treguar çdo gjë që ka bërë ndër vite.

Pas një videoje virale në Instagram ku mjeku estetik Dr. Jonathan Betteridge analizonte transformimin e saj gjatë një dekade, Khloé bëri të papriturën: komentoi, duke ndarë detajet e procedurave që kanë ndikuar në pamjen e saj të tanishme.

“Po, fotot janë me diferencë gati 15 vite,” shkroi ajo në komente. “E marr si një kompliment të madh!” – duke treguar se nuk e fsheh transformimin, përkundrazi, e pranon me sportivitet.

Çfarë ka bërë konkretisht Khloé?
Ajo përmend rinoplastikë, heqjen me laser të qimeve në vijën e flokëve dhe në trup, botox, Sculptra, një tumor beninj në fytyrë të hequr, trajtimin Sofwave për shtrëngimin e lëkurës dhe fije kolagjeni poshtë mjekrës. Ajo pranon gjithashtu se ka provuar fillers, por jo gjatë viteve të fundit.

Por Khloé thekson edhe ndryshimet që nuk kanë të bëjnë me bisturinë: një humbje peshe prej 36 kilogramësh, si dhe trajtime të rregullta fytyre me peptide, vitamina dhe... spermë salmoni. “Por spermë balene nuk do bëj kurrë,” shtoi ajo me humor në një episod të “The Kardashians”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dr Jonny Betteridge (@drjb.aesthetics)

Ky moment vjen vetëm pak kohë pasi motra e saj më e vogël, Kylie Jenner, u bë virale duke treguar hapur për herë të parë për ndërhyrjen në gjoks dhe duke etiketuar kirurgun përgjegjës.

Edhe pse shumica e këtyre procedurave janë të shtrenjta dhe të ndërlikuara, zakonisht të arritshme vetëm për të famshëm, sinqeriteti i Khloé-s mund të inkurajojë më shumë personazhe publikë që të flasin hapur për rrugëtimin e tyre estetik. Sepse në një kohë ku estetika digjitale ndikon fort te të rinjtë, është më e rëndësishme se kurrë që të flasim hapur për realitetin pas pamjes “perfekte”.