Në një botë ku yjet fshihen pas syzeve të errëta dhe makinave me xhama të zinj, Harry Styles po jeton në “mënyrën më të thjeshtë” të mundshme: si një person normal. Kohët e fundit, këngëtari i 'As It Was' është parë duke bërë pazaret nëpër supermarkete të Romës, duke pirë kafe në bare lokale dhe madje edhe duke u përzier me turmën në Sheshin e Shën Pjetrit.

Por videoja më e fundit që ka “thyer” rrjetin është ndoshta më epike se të gjitha: Harry përpiqet të ndihmojë një fanse të parkojë makinën në një vend shumë të ngushtë!

Në klipin që është bërë viral, ylli britanik shfaqet i qeshur, duke u afruar me qëndrimin “relaksohu, e zgjidh unë”. Mirëpo, pas disa manovrash... rezultati nuk ishte ai që pritej. Parkimi mbeti një mision i pamundur, por momenti dhuroi shumë më tepër: një histori që kjo fanse nuk do ta harrojë kurrë.

@user237201028 video of Harry trying to help a fan park in Rome last month but he couldn’t get the car parked #harrystyles #harrystylesupdates #harrystylesvids #harrystylesloveontour #foryouu #rome #hs4 #harrystylestiktok #onedirection #foryoupage???? ? original sound

Ndërkohë, interneti po vëren se Harry është kudo... përveç në studio. Më shumë rrugë, më pak Grammy. Më shumë parkime, më pak albume. Por sado “jo perfekt” të jetë parkimi, sërish është Harry Styles që të ndihmon, dhe kjo vlen më shumë se çdo manovër e saktë me pasqyrat.

Sepse ndoshta ai thjesht dëshiron të jetë normal. Dhe nëse s’e kemi ende albumin e ri, për momentin na mjafton edhe disku orar.