Hollywood ka një të ri që po shkruan histori. Vetëm 15 vjeç, Stephen Graham, ylli adoleshent i serialit dramatik “Adolescence”, u bë emri më i ri i nominuar ndonjëherë në një kategori kryesore në historinë e Primetime Emmy Awards. Nominimi i tij për 'Aktor Dytësor Më i Mirë në një Serial të Kufizuar apo Film' erdhi si një surprizë në shpalljen zyrtare të emrave për edicionin e 77-të të çmimeve prestigjioze.

Në krye të listës së serialeve më të nominuara qëndron “Severance” me plot 27 nominime, ndjekur nga “The Penguin” me 24 dhe “The White Lotus” bashkë me komedinë e re të Apple TV+, “The Studio”, me nga 23 nominime secila.

Por jo vetëm të rinjtë po bëjnë histori. Ikona e kinemasë, Harrison Ford, u nominua për herë të parë në karrierën e tij për një Emmy, në moshën 83-vjeçare, për rolin dytësor në sitcom-in “Shrinking”. Një tjetër emër surprizë ishte Martin Scorsese, i cili këtë vit nuk u shfaq si regjisor por si… aktor i ftuar në “The Studio”.

Ceremonia do të mbahet më 14 shtator 2025, e transmetuar drejtpërdrejt në CBS dhe prezantuar nga komediani Nate Bargatze, i cili vetë është nominuar për specialin “Your Friend, Nate Bargatze”.

Nëse ky vit kishte një mesazh të qartë, ishte ky: Emmy po ndryshojnë. Dhe po rinohen.