E njohur për lëkurën e saj të përkryer në stilin “glazed donut”, edhe Hailey Bieber, si shumë prej nesh, përballet me probleme të lëkurës. Yjet dhe superfuqitë e industrisë së bukurisë nuk janë imune ndaj skuqjeve, njollave apo irritimeve.

Një nga këto shqetësime është Perioral Dermatitis, një gjendje e lëkurës e cila shfaqet me skuqje, tharje dhe puçrra të vogla rreth gojës shpeshherë e ngatërruar me aknet, por me trajtim dhe shkaqe të ndryshme. Sipas dermatologes Mary L. Stevenson nga NYU Langone Health, kjo gjendje është e zakonshme te gratë mes moshës 25-49 vjeç dhe mund të zgjasë me javë apo muaj të tërë.

Së fundmi, Hailey ndau me ndjekësit e saj në Instagram Story një selfie pa grim, ku tregonte skuqjen dhe strukturën e parregullt të lëkurës në pjesën e poshtme të fytyrës. Ajo shpjegoi se kjo gjendje i përkeqësohet “kur udhëton shumë, fle pak, ka çrregullime hormonale, përdor SPF-in e gabuar, produkte të reja ose ndien stres.”

Deri më tani, shkaku i saktë i perioral dermatitis nuk është përcaktuar përfundimisht, por shumë persona që vuajnë nga kjo gjendje ndajnë histori të ngjashme.

Si e trajton Hailey një shpërthim të tillë?
“Shumë minimalisht,” thotë ajo.

-Larja vetëm me ujë
-Acidi azelaik– një acid dicarboxylic që ndihmon në zbardhjen e njollave, përmirësimin e strukturës së lëkurës dhe pastrimin e poreve. Ka efekte të fuqishme kundër inflamacionit.
-Acid hipoklorous – një agjent natyral antibakterial dhe i butë për lëkurën.
-Clindamycin – antibiotik që ngadalëson rritjen e baktereve.
-Rhode Glazing Milk – produkti i saj që përmban ceramide, ndihmon në përmirësimin dhe mbrojtjen e barrierës së lagështisë së lëkurës.

Ky regjim i thjeshtë është i aprovuar edhe nga dermatologët.

Mesazhi i Hailey? Trego kujdes. Mbaj rutinën të qëndrueshme. Dhe mbi të gjitha jepi kohë vetes.