Një ditë historike për kulturën dhe artin kosovar: këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është përuruar zyrtarisht si shtetase e Kosovës përmes një dekret presidencial të Presidentes Vjosa Osmani, miratuar të enjten, më 31 korrik 2025.

Në takimin e veçantë në Prishtinë, Presidentja Osmani e quajti Lipa “një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë”. Ajo shprehu se:
“Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë”.

Presidentja përfundoi me një mesazh të ngrohtë emocional:
“Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty!” 
Gjithashtu, në këtë ceremoni zyrtare ishte i pranishëm edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
Kjo ngjarje simbolike ndodh menjëherë përpara performancës së Dua Lipës në Sunny Hill Festival, që mbahet nga 1 deri më 3 gusht 2025 në Prishtinë.