Skena e hip-hop-it shqiptar po lëviz sërish me shpejtësinë e një Lamborghini, dhe këtë herë drejtimi është shumë i qartë: drejt një përplasjeje virtuale me shumë benzinë luksi dhe goditje. Në qendër të vëmendjes? Noizy dhe Don Xhoni.
Gjithçka nisi kur Noizy, i njohur për koleksionin e tij luksoz të makinave, vendosi të zbulonte “bebin” e radhës në garazh. Ai publikoi një nga modelet më të fuqishme që Lamborghini ka prodhuar ndonjëherë: Lamborghini Revuelto, një bishë hibride V12, që kushton qindra mijëra euro.
Por nuk mbaroi me kaq. Në mbishkrimin e postimit, Noizy “hodhi benzinë mbi zjarr” me një fjali sa të çuditshme, aq edhe intrigante:
“Allo. I ke ra gabim & A din me numru deri 13”.
View this post on Instagram
Një referencë e qartë për koleksionin e tij që tanimë numëron 13 supermakina. “Yjet e garazhit” të tij përfshijnë:
1. Revuelto
2. Rolls Royce
3. Lamborghini SVJ
4. Ferrari Pista
5. Lamborghini Urus
6. Lamborghini Urus Mansory
7. Maybach Virgil
8. Maybach 650
9. Mercedes $500
10. Cadillac Escalade
11. Mercedes CLS 63
12. Audi A8 L
13. Audi Q8 E-tron
Më vonë, ai shtoi edhe një mesazh të koduar (ose jo aq shumë):
“1’shi 2’shi 3’shi, pastaj vazhdojnë të tjerët”
Një renditje që sugjeron hierarki. Dhe kur në lojë janë makina dhe rep, kushdo që pretendon “1-shin”, po pretendon fronin.
Pak orë më vonë, Don Xhoni, i cili para disa muajsh kishte blerë po të njëjtin model, Lamborghini Revuelto, postoi një story me një mesazh që u pa si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Noizy-t:
“Allo 2shi, 1shi ktu”
Me këtë fjali, Don Xhoni duket se nuk kishte ndërmend ta linte Noizy-n të shijonte “pole position-in” e vetëshpallur për gjatë. Ishte një “flag to flag” thumbues.
Noizy, me stilin e tij karakteristik, nuk vonoi me përgjigjen: “Ashtu mendova dhe unë”.
Një frazë e shkurtër, por që la të kuptohej se “i pari” nuk shqetësohet shumë për “dyshat”. Por Don Xhoni nuk e la me kaq. Me një Instastory tjetër, ai publikoi një tjetër thumb: “Come on Barbie, let’s go party”.
Dhe e gjitha në një sfond lejla, ngjyra e makinës së Noizy-t.
Në pamje të parë, kemi një duel makinash, kush ka më shumë kuaj fuqi, më shumë zero në llogari bankare. Por në thelb, kjo është një përballje për fronin e rap-it shqiptar, ku çdo makinë është metaforë për influencë, sukses dhe dominim.
Në fund të ditës, publiku është ai që shijon spektaklin dhe të ndjekë këtë fast & furious të showbiz-it shqiptar.