Pas përfundimit të sezonit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, marrëdhëniet mes ish-banorëve vijojnë të ngjallin kuriozitet te publiku. Së fundmi, disa prej tyre janë parë së bashku në një resort në Turqi, në kuadër të emisionit “Pushime On Top”, ku kanë ndarë eksperiencat e tyre pas spektaklit.
I ftuar në një bisedë të lehtë me moderatoren Eni Shehu, Aldo Marku ka folur hapur për raportet me disa prej ish-banorëve, përfshirë edhe Rizarta Hoxhën.
“Është e këndshme,” tha ai i rezervuar, por kur u ngacmua më tej, shtoi: “Ashtu duket në sipërfaqe.” Ndërsa për thellësinë e njohjes mes tyre, Aldo zbuloi me diplomaci: “Nuk kam gërmuar, kemi ngelë në sipërfaqe.”
Këto deklarata lënë të hapur shumë interpretime për natyrën e marrëdhënies mes dyshes, duke shtuar spekulime për një raport të paqartë që, ndoshta, nuk ka arritur të konkretizohet jashtë mureve të shtëpisë së famshme.