Cruz Beckham ka treguar se lidhja e tij me familjen mbetet e fortë, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme me vëllain më të madh, Brooklyn Beckham. 20-vjeçari ndau në Instagram një galeri fotosh me babanë e tij David Beckham dhe vëllain Romeo Beckham, gjatë pushimeve në Saint-Tropez.
Në njërën nga fotot, treshja shfaqet duke buzëqeshur në një ditë të relaksuar me jaht, ndërsa një tjetër foto i tregon duke shijuar picën në bord. Në përshkrimin e postimit, Cruz shkruan me humor:
“Më falni që nuk kam më shumë foto me speedo ? x” – një thumbim i lehtë ndaj stilit të vjetër të babait të tij në plazh.
View this post on Instagram
Ndërkohë që Cruz dhe Romeo po forcojnë lidhjen me babanë, mungesa e Brooklyn Beckham ishte e dukshme. Marrëdhëniet mes tij dhe dy vëllezërve thuhet se janë ftohur që në prill, me zërat që thonë se shkak mund të ketë qenë një romancë e dikurshme mes Romeos dhe Kim Turnbull një vajzë që pretendohet të ketë qenë dikur e lidhur me Brooklynin. Megjithatë, kjo është mohuar nga burime të afërta.
Përplasjet janë bërë më të dukshme kur Brooklyn dhe bashkëshortja e tij, Nicola Peltz, munguan në 50-vjetorin e lindjes së David Beckham, gjë që u komentua gjerësisht në media si një fyerje publike ndaj familjes.
Më pas, Romeo dhe Cruz hoqën Brooklynin dhe Peltz-in nga Instagram veprim që thuhet se mund të ketë ndodhur si pasojë e “bllokimit”, sipas burimeve.
Pas kësaj, Cruz Beckham postoi disa mesazhe të fshehta në rrjetet sociale, si:
“Je një mashtrues”,
“Karma do të të kapë”,
“Je i vdekur për mua.”
Edhe pse nuk u përmend asnjë emër, shumë besojnë se këto ishin të drejtuara ndaj Brooklynit dhe Peltz-it.