Nëse je lodhur nga dollapi i vogël i rrobave: lexoni këtë artikull. Ka disa mënyra se si të krijoni më shumë hapësirë në dollapin e rrobave dhe ta bëni atë të duket më i madh. Me një organizim të mirë dhe me disa truke dekorimi, do të arrini që dollapi juaj i vogël të duket ndryshe. Ne do t’ju vijmë në ndihmë me disa ide vërtet të dobishme…na falenderoni pasi të lexoni artikullin!
Hidhini rrobat që nuk ju bëjnë më
Shumica e njerëzve i mbajnë rrobat e vjetra në dollap me idenë se mund të shëndoshen ose dobësohen dhe mund t’ju nevojiten më vonë. Mirëpo, ju nuk do të ndryshoni masën brenda natës, prandaj rrobat që nuk ju bëjnë më është më mirë t’ia jepni dikujt tjetër ose t’i hidhni, pasi po ju zënë vend.
Pastro rrëmujën
Ndonjëherë blejmë rroba të reja dhe i lëmë në qese ose në çanta plastike. Ose i marrim nga pastrimi kimik dhe i lëmë në qese deri sa t’i veshim sërish. Kjo gjë është e gabuar, pasi e bën të duket dollapin tuaj shumë rrëmujë dhe nga shumë gjërat që ka brenda duket i vogël.
Seleksiononi rrobat
Edhe nëse keni një dollap të vogël mundohuni t’i seleksiononi rrobat dhe mos i ngatërroni çantat me fustanet apo xhaketat.
Vendosni ndriçim
Nëse kur shikoni në dollapin tuaj ju duket sikur po shikoni në një humnerë është koha për të vendosur pak ndriçim pasi drita do e bëjë atë të duket më i madh.