Blogerja dhe influencuesja e njohur, Sarah Berisha, ka vendosur të krijojë një hapësirë më intime me ndjekësit e saj duke hapur një pyetësor në Instastory. Mes dhjetëra pyetjeve të dërguara, njëra prej tyre tërhoqi vëmendjen, pasi lidhej me marrëdhënien e saj me PM.
Çifti ka kohë që nuk është parë publikisht në rrjete sociale, gjë që ka ngritur shpesh kureshtjen e fansave për statusin e lidhjes së tyre. Një ndjekës e pyeti drejtpërdrejt:
“Si ia del ta mbash lidhjen tënde private?”
Përgjigjja e Sarah ishte e thjeshtë, por kuptimplotë:
“Ja duke mos postuar asgjë rreth marrëdhënies.”
Me këtë reagim, ajo la të kuptohet se marrëdhënia me PM vazhdon të jetë e qëndrueshme, por të dy kanë zgjedhur të mos e ekspozojnë më jetën e tyre private në publik.