Ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka vendosur të komunikojë me ndjekësit e saj në Instagram përmes opsionit pyetje-përgjigje, por përgjigjet e saj kanë ndezur menjëherë debat në rrjet.
E pyetur rreth temës së tradhtisë, Selvija dha një koment që shumë e kanë parë si një deklaratë me nënkuptim:
“Ka partnerë që duan vetëm të krijojnë familje pa marrë asnjë përgjegjësi. Duan një grua të mirë vetëm për ta neglizhuar më vonë. Duan fëmijë vetëm për t’u bërë foto e jo për t’i dhënë atë që u takon fëmijës dhe gruas. Këtë e quaj tradhti më të madhe sesa tradhtia klasike.”
Pas kësaj, ajo shtoi edhe një mesazh të fortë:
“Nuk ka tradhti më të madhe se sa të hysh në një marrëdhënie me papërgjegjësi dhe të të interesojë vetëm vetja jote!”
Shumë ndjekës kanë spekuluar se fjalët e Selvijes mund të jenë të drejtuara ndaj Shpat Kasapit, me të cilin ajo pati një martesë të komentuar shpesh në media.
Edhe pse Selvija nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e këngëtarit, toni i sinqertë dhe mesazhi i drejtpërdrejtë kanë bërë që publiku ta lexojë si një thumb të hapur.