Aktori i njohur Austin Butler dhe modelja Emily Ratajkowski kanë ndezur thashethemet për një lidhje të mundshme pasi u panë duke kaluar një mbrëmje intime në një darkë në Waverly Inn, në lagjen West Village të Nju Jorkut.

Të dy u fotografuan të afërt dhe të buzëqeshur gjatë takimit, ku sipas dëshmitarëve ishin “shumë të qeshur dhe të ëmbël”. Ratajkowski shijoi një martini, ndërsa Butler preferoi një koktej klasik old fashioned.

Një burim për Deux Moi tregoi se ndonëse nuk pati shumë gjeste të hapura dashurie, ata qëndruan së bashku për dy orë në kabinën e tyre, duke biseduar ngrohtësisht. Në një moment, aktori i filmit Elvis i vendosi dorën mbi shpatull modeles, ndërsa ajo shihej duke iu afruar atij disa herë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TMZ (@tmz_tv)

Kjo nuk është hera e parë që dyshja shihet bashkë. Vetëm disa javë më parë, ata u kapën nga kamerat në një afterparty të premierës së filmit Caught Stealing në Nju Jork, ku gjithashtu u dukën shumë të afërt. Një foto nga ngjarja, e publikuar në Instagram, tregonte Butler dhe Ratajkowski duke biseduar kokë më kokë.

Më herët, Butler, 34 vjeç, ishte përfolur për një lidhje me kolegen e tij në Caught Stealing, aktoren Zoë Kravitz, pasi u panë në një bar në Paris duke flirtuar. Megjithatë, burime pranë tyre e mohuan këtë, duke thënë se janë vetëm miq.

Nga ana tjetër, Emily Ratajkowski, gjithashtu 34 vjeç, ka qenë më parë e martuar me producentin Sebastian Bear-McClard, me të cilin ka një djalë, Sylvester. Ata u divorcuan në shtator të vitit 2022. Së fundmi ajo ishte lidhur me këngëtarin e muzikës country Shaboozey.

Ndërkohë, Butler i dha fund lidhjes trevjeçare me modelen Kaia Gerber në fillim të këtij viti.