Kur bëhet fjalë për surpriza që marrin gjithë vëmendjen, Luana Vjollca është saktësisht vajza që të vjen në mendje. Për ditëlindjen e saj të 34-të, moderatores iu rikthye epiteti i saj i njohur dikur si “vajza e luleve”.

Fillimisht, festimet nisën në jug të Shqipërisë, ku ajo u zgjua mes 10 mijë trëndafilave.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Por surprizat nuk mbaruan aty. Në rezidencën e saj në Tiranë, hyrja gjashtëkatëshe u mbush me trëndafilë të vendosur në çdo cep, duke krijuar një lulishtje të vogël. Për më shumë, lulishtja që kujdesej për dekorin zbuloi se numri i trëndafilëve arrin plot 30 mijë.

Pra, në total 40 mijë trëndafila për Luanën. Por, sa kushtojnë 40 mijë trëndafila? Ne si shqiptarë, jemi gjithmonë kuriozë për shifra të tilla.

Përgjigjen na e ka dhënë 'Prive', që raporton se kosto e surprizave të Luanës arrin rreth 75 mijë euro.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)

Pamjet që qarkullojnë në rrjet janë bërë virale, dhe diskutimet nuk kanë munguar. Disa e shohin këtë si një shfaqje të tepruar luksi, ndërsa të tjerë e konsiderojnë një surprizë të bukur, tipik i stilit të Luanës.