Reperi i njohur Azet ka ndarë një lajm të papritur me fansat e tij përmes rrjeteve sociale. Për shkak të arsyeve familjare, artisti ka bërë të ditur se është i detyruar të anulojë të gjitha koncertet e planifikuara për këtë vit, përfshirë edhe Release-Show e parashikuar më 19 shtator.
“Më vjen vërtetë shumë keq, sepse isha gati dhe i gëzuar që do t’ju takoja, por për momentin nuk është e mundur për mua të mbaj këto shfaqje,” shkruan Azet, duke shprehur keqardhjen e tij ndaj fansave.
Megjithatë, reperi nuk i la pa një lajm të mirë admiruesit e tij. Ai konfirmoi se më 19 shtator do të publikohet albumi i tij i ri, “Playboys im AMG”, një projekt që ai pret me padurim të ndajë me publikun. Përveç albumit, Azet premton edhe një këngë të veçantë, të kombinuar në një mënyrë që nuk është dëgjuar më parë.
“E dashur familje! Për fat të keq, jam i detyruar të anuloj Release-Show e planifikuar më 19 shtator, si dhe të gjitha koncertet e tjera për këtë vit, për arsye familjare. Më vjen vërtet shumë keq, sepse isha gati dhe i gëzuar që të takoja dhe të përformoja për ju. Aktualisht, fatkeqësisht nuk është e mundur për mua të realizoj këto shfaqje.
Megjithatë, ka edhe lajme të mira: më 19 shtator, siç ishte planifikuar, do të dalë albumi im i ri “Playboys im AMG”. Jam shumë i lumtur që më në fund do ta ndaj këtë album me ju dhe jam tepër i emocionuar të shoh se si do ta prisni. Së bashku me albumin do të publikohet edhe një këngë e fundit me një kombinim të veçantë, diçka që nuk është dëgjuar më parë.
Ndonjëherë në jetë ndodhin gjëra që nuk mund t’i planifikojmë. Prandaj, tani më duhet të tërhiqem për një kohë. Por një gjë e them me siguri: do të kthehem më i fortë se kurrë!
Faleminderit shumë për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj! I juaji, Azet”.