Prej muajit korrik, Ronela Hajati ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të jetës së saj private.
Në fillim të verës, këngëtarja i befasoi të gjithë kur publikoi për herë të parë një foto shumë të afërt me një djalë misterioz. Vetëm një ditë më pas, ajo u kap “mat” në Tiranë në shoqërinë e tij, moment që nuk i shpëtoi syrit të paparacëve.
Por, një muaj më vonë, gjithçka dukej se kishte marrë një tjetër drejtim. Postimet e Ronelës në TikTok nisën të flisnin për ndarje dhe shumëkush mendoi se mes saj dhe partnerit kishte nisur një krizë.
Megjithatë, duket se çfarëdo të ketë ndodhur, dyshja e kanë gjetur sërish rrugën për te njëri-tjetri. Ronela i ka dedikuar së fundmi një postim me tre foto të ëmbla partnerit të saj, duke i treguar hapur ndjenjat, ndonëse ende nuk ka zbuluar identitetin e tij.
“Profil profesional, po fotot e zemrës aty, mundësisht me një bonus brenda,” ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e imazheve, pasi ka ndryshuar krejtësisht profilin e saj në Instagram, duke lënë vetëm postimet që lidhen me muzikën dhe karrierën.
View this post on Instagram
Postimi u shoqërua menjëherë me komente të shumta nga miqtë e saj VIP, të cilët i uruan çiftit dashuri dhe lumturi, duke e mbushur rrjetin me emoji zemrash. Ronela, nga ana e saj, ka pëlqyer disa prej tyre, duke dhënë edhe një tjetër shenjë se marrëdhënia e saj po ecën më së miri.
Edhe pse fansat vijojnë të jenë kuriozë për të zbuluar më shumë rreth partnerit të saj misterioz, një gjë është e sigurt: Ronela është më e lumtur se kurrë dhe këtë gjë e ka reflektuar hapur në rrjetet sociale.