Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Zejman në Lezhë. Mësohet se një vajzë adoleshente teksa po ecte zbathur në oborrin e banesës së saj, ka prekur disa kabllo elektrike të zhveshura.
Nga kontakti me rryrëm elektrike, 16-vjeçarja është elektrizuar dhe ka humbur jetën në vend.
Njoftimi i Policisë:
Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen, një 16 vjeçare, duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj, ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.