Futbollisti profesionist portugez, Ruben Neves, ka reaguar fuqishëm ndaj një revista portugeze që e lidhte atë me Rute Cardoso, bashkëshorten e Diogo Jota.

Revista TV Guia publikoi një artikull në faqen kryesore me titullin: “Ruben Neves dhe Rute të Bashkuar Pas Vdekjes. Si mbështetet e veja e Diogo Jota tek shoku i tij më i mirë.” Imazhi, i nxjerrë nga konteksti, mjaftoi për të shkaktuar një valë indinjate në mediat sociale. "Nëse do të isha unë, si ata të dy, do ta padisja këtë revistë të ndyrë. Një tufë idiotësh që nuk respektojnë asgjë dhe askënd", u tërbua një përdorues interneti në një mesazh që u bë viral dhe u shpërnda më shumë se një milion herë.

Ky lajm erdhi pak pas momentit kur Neves, i cili ka luajtur me Diogon te Wolverhampton Wanderers, mbështeti publikisht Ruten gjatë një nderimi të klubit për të ndjerin Jota, para ndeshjes së Premier League kundër Manchester United më 16 gusht 2025.

Diogo dhe vëllai i tij humbën jetën muajin e kaluar, pasi makina e tyre doli nga rruga dhe mori flakë në autostradën A-52 në qytetin Cernadilla, provinca Zamora, Spanjë.

Neves, i martuar me Debora Lourenco për mbi dhjetë vjet, komentoi postimin e revistës në Instagram:

"Gjithmonë kam besuar tek e mira tek njerëzit, më është këshilluar të mos e bëj këtë, kam gabuar, dhe nuk dëshiroj kurrë të keqen për askënd."

Ai shtoi:

"Personi që vendosi këtë foto në faqen e parë të revistës nuk meriton të jetë i lumtur. Unë dhe gruaja ime kemi qenë bashkë për mbi 11 vjet, të lumtur, me një familje që më bën krenar. Ne kemi bërë më të mirën për të ndihmuar Ruten dhe familjen e saj. Zgjedhja e kësaj fotografie është po aq fatkeqe sa personi që e zgjodhi dhe ai që e publikoi."

Për të dhënë kontekst, Diogo ishte martuar me Ruten më 22 qershor 2025, pas një lidhjeje nëntëvjeçare dhe një fejesë në 2022. Ata kishin tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë.