Të gjithë kemi ushqime që na bëjnë të ndihemi më mirë – një pjatë me makarona, qershi të freskëta, apo një çokollatë e zezë. Nuk është thjesht imagjinatë: studimet tregojnë se disa ushqime kanë aftësi të ndikojnë në humor, duke stimuluar prodhimin e serotoninës – “hormoni i lumturisë”.
Çfarë është serotonina?
Serotonina është një neurotransmetues që ndikon në gjendjen shpirtërore, gjumin, oreksin, madje edhe në sistemin kardiovaskular dhe tretës. Nivelet e ulëta të saj lidhen me depresion, ankth dhe çrregullime të gjumit.
Interesante është fakti se mbi 90% e serotoninës prodhohet në zorrë, duke konfirmuar lidhjen e ngushtë mes “trurit të barkut” dhe humorit tonë. Por, për shkak se serotonina nuk kalon barrierën gjak-tru, ajo nuk merret drejtpërdrejt nga ushqimet – në vend të kësaj, trupi e prodhon duke përdorur triptofanin, një aminoacid i pranishëm në ushqime të caktuara.
Kombinimi i karbohidrateve me triptofanin nxit prodhimin e serotoninës në tru. Prandaj, jo më kot makaronat njihen si “comfort food”: karbohidratet ndihmojnë triptofanin të arrijë më lehtë në tru, ndërsa minerale si magnezi dhe kaliumi ndihmojnë trupin të çlirohet nga stresi.
12 ushqime që ndihmojnë prodhimin e serotoninës
Kajsitë – të pasura me triptofan dhe vitaminë B3.
Soja – një burim i fuqishëm triptofani dhe vitaminash B.
Djathi – sidomos parmixhano dhe çedari.
Peshku yndyror – salmoni, skumbria, sardelet, toni.
Ananasi – ndihmon gjumin dhe ul inflamacionin.
Qershitë – rrisin serotoninë dhe endorfina.
Arrat dhe farat – bajamet, kashu, farat e lulediellit.
Çokollata e zezë – me mbi 70% kakao për efekt maksimal.
Kungulli – triptofan + fibra për shëndetin e zorrëve.
Vezët – burim i mirë triptofani, proteinash dhe vitaminës D.
Avokadoja – triptofan + yndyra të shëndetshme dhe magnez.
Frutat e thata – fiqtë dhe hurmat kanë gjithashtu triptofan.