Nuk je ende i impresionuar se çfarë mund të bëjë teknologjia në shtëpinë tënde? Hisense, beson se shtëpia nuk duhet të jetë thjesht një hapësirë, por një përvojë që i përshtatet stilit tënd të jetesës. Duke filluar me ngjyrat e vërteta në ekran, tek tingujt e pastër dhe mundësia për ta çuar argëtimin kudo, gjithçka duhet të duket sikur është bërë për ty. Ambicioze? Epo, edhe juria e çmimeve EISA është dakord me Hisense.

Çfarë janë Çmimet EISA?

Çmimet EISA (Expert Imaging and Sound Association) njihen si “Oscar-ët” e teknologjisë së konsumatorëve, ku yjet kryesorë janë risitë më të fundit në audio dhe video. Fituesit zgjidhen nga një panel me revistat më të respektuara të teknologjisë nga Europa, SHBA, Kanada, Azi dhe Australia. Çdo vit ata testojnë me kujdes produktet më të mira në audio, video, fotografi, elektronikë për makina dhe pajisje mobile – duke zgjedhur vetëm pak fitues për secilën kategori.

Këtë vit, Hisense fitoi plot gjashtë çmime të mëdha EISA. Dhe kjo nuk është vetëm një fitore për ta, por edhe për dhomën tuaj të ndenjes, netët me filma, lojërat me miqtë dhe çdo moment tjetër argëtimi.

1.     Ekrane gjigante me teknologji AI

Televizorët fituan tre çmime EISA në kategorinë Mini LED:

·       EISA PREMIUM MINI LED TV 2025-2026 (Hisense 65U8Q)

·       EISA BEST BUY MINI LED TV 2025-2026 (Hisense 65U7Q PRO)

·       EISA GIANT TV 2025-2026 (Hisense 100U7Q)

2.     Përvojë e plotë TV… pa TV

Nuk do një ekran gjigant që prish estetikën e sallonit? Atëherë projektorët laser janë zgjidhja perfekte.

·       Hisense M2 Pro, fitues i EISA FAMILY PROJECTOR 2025-2026, ofron projeksion deri në 200’’

·       Hisense PX3-PRO Laser Cinema, fitues i EISA UST PROJECTOR 2025-2026, sjell përvojë Dolby Vision & IMAX Enhanced

3.     Zhytu në botën e tingullit

Një eksperiencë vizuale nuk është e plotë pa zë të përsosur. Dhe këtu hyn në lojë Hisense HT SATURN, fitues i EISA WIRELESS SURROUND SYSTEM 2025-2026.

Çfarë i bashkon këta fitues? Jo vetëm teknologjia e zgjuar. Por vizioni që shtëpia duhet të ngrihet në një nivel tjetër falë teknologjisë që përdor. Sepse ti meriton më shumë nga çdo TV, çdo sistem audio e çdo zgjidhje argëtimi që vendos në shtëpi.