Shtëpitë e mëdha të modës shpeshherë risillnin modën e viteve të kaluara. Edhe Gucci, ashtu si dhe disa firma të tjera, bëri të njëjtën gjë me sandalet e dikurshme, të cilat filluam t’i shihnim gjithnjë e më shumë të veshura nga blogeret. A ju kujtoheshin sandalet plastike të fëmijërisë, që shumë prej nesh i mbanim pothuajse çdo ditë? Dikur i blinim me një çmim modest, por më pas jo më. Gucci i risolli këto sandale në modë, të cilat mund t’i bënit tuajat për një vlerë prej 500 dollarësh. E pabesueshme, apo jo? Por ama ishin Gucci!