Mbrëmja e djeshme ka sjellë një surprizë të pakëndshme për Mozzik. Sipas burimeve të IndeksOnline, artisti është ndaluar nga policia doganore në Aeroportin e Prishtinës dhe është dërguar në paraburgim për 24 orë.
Shkaku? Dy orë luksoze me vlera milionëshe, që ngjallën dyshime mbi prejardhjen dhe deklarimin e tyre.
Vetëm pak orë para ndalimit, Mozzik publikoi në rrjetet sociale një foto me një Richard Mille, duke treguar se ia kishte bërë dhuratë vetes për 30-vjetorin e tij, që e feston së shpejti.
Njëra prej orëve, sipas raportimeve, është nga modelet më të veçanta të markës me kornizë transparente prej safiri kristali dhe rrip të bardhë elegant. Çmimi? Deri në 1.5 milionë euro! Pikërisht kjo shifër e jashtëzakonshme ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e blerjes dhe deklarimit në doganë.
Ende nuk dihet nëse Mozzik ishte i vetëm apo i shoqëruar nga vëllai dhe e dashura e tij, me të cilët udhëton shpesh.
Aktualisht reperi ndodhet në mbajtje dhe nuk ka asnjë reagim zyrtar nga ai apo nga stafi i tij. Mbetet për t’u parë nëse pas 24 orëve do të lirohet, apo nëse çështja do të marrë përmasa më serioze ligjore.