Selena Gomez dhe Benny Blanco pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre më vonë këtë muaj, në një ceremoni private në Kaliforni.
Sipas 'The Sun', çifti do të martohet më 27 shtator në Santa Barbara, ndërsa të ftuarit do të qëndrojnë në hotelin luksoz El Encanto, ku një natë kushton plot 3,500 dollarë. Të gjitha dhomat janë raportuar të rezervuara për fundjavën e fundit të shtatorit.
Një burim ka treguar për mediat se “të gjithë të ftuarit do të merren dhe do të dërgohen në vendin e dasmës pa e ditur paraprakisht destinacionin. Pavarësisht misterit, të gjithë janë të emocionuar dhe presin një përvojë të paharrueshme.”
Këngëtarja sapo ka festuar beqarinë e saj në Cabo San Lucas, Meksikë, së bashku me mikeshat e ngushta Racquelle Stevens, Ashley Cook dhe Courtney Lopez. Selena, 33 vjeç, është parë me një fustan të bardhë të shkurtër dhe bikini në jaht gjatë festës.
Nga ana tjetër, producenti 37-vjeçar Benny Blanco organizoi festën e beqarisë në një vilë luksoze në Las Vegas, e cila kushton 25,000 dollarë nata, sipas TMZ.
Çifti u fejua në dhjetor 2024, pas më shumë se një viti lidhjeje. Në atë kohë, Selena publikoi një seri fotosh ku tregonte unazën e diamantit me mbishkrimin:
“Përgjithmonë fillon tani.”
Madje, shoqja e saj më e mirë, Taylor Swift, komentoi se do të ishte “vajza e luleve” në dasmë. Edhe pse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, pritet që ajo të marrë pjesë në ceremoninë madhështore.