Është e vështirë të mbash ritmin me Kris Jenner.
Një foto bardhë e zi e yllit të The Kardashians, me mbishkrimin “for internal use only”, u publikua më 16 shtator në Instagram-in e MAC Cosmetics, duke shkaktuar konfuzion dhe reagime të shumta.
Vetë Kris komentoi poshtë postimit:
“Kush e ka nxjerrë këtë??”
Komenti ndezi menjëherë një “frenzi” komentesh, para se postimi të fshihej. Një përdorues madje e ribotoi foton në llogarinë e tij, duke shkruar:
“Çfarë po ndodh te MAC Cosmetics?? Ose është marketing gjeni, ose dikush do pushohet nga puna.”
View this post on Instagram
Pak orë më vonë, u kuptua se ishte në fakt pjesë e fushatës së re të Kris Jenner me MAC. Në një video të publikuar pas postimit, ajo shfaqej duke marrë një telefonatë dhe duke thënë me humor:
“Çfarë do të thotë që fotoja u publikua? Nuk mund të bëni asnjë gjë siç duhet? Dhe merrni avokatin në telefon.”
Pse bashkëpunoi me MAC?
Në një intervistë për Elle, Kris tha:
“Kam qenë gjithmonë fanse e madhe e këtij brandi dhe admiroj përkushtimin e tyre ndaj individualitetit dhe vetë-shprehjes. Jam shumë e lumtur që më në fund punova me ta dhe e adhuroj këtë fushatë.”
Ajo pranoi se qëndrimi para kamerës për një kampanjë mund të jetë sfidues, por zgjodhi të ishte vetvetja. Dhe si gjithmonë, Kris nuk u shkëput nga roli i saj si momager:
“Kur më dalin mundësi të reja, zakonisht ua tregoj vajzave të para, marr mendimin e tyre dhe pastaj vazhdoj. Jam shumë e kujdesshme që çdo projekt të përputhet me qëllimet e mia personale… pra, po, në një farë mënyre unë menaxhoj edhe veten.”
Në këtë bashkëpunim, ajo mbështeti dhe u frymëzua nga Kim, Kourtney, Khloé, Kylie dhe Kendall.