Mozzik ka reaguar pas lajmeve se është arrestuar në Doganë lidhur me orën e dorës Richard Mille dhe një borxh të pretenduar ndaj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Artisti ka mohuar të gjitha pretendimet për arrestim dhe borxh, duke i cilësuar ato si shpifje dhe informacione të pavërteta.

Ai sqaron se nuk ka pasur asnjë arrestim dhe se gjithçka ka qenë vetëm një procedurë e dhënies së deklaratës për hetimet lidhur me orën e dorës.

“Sapo dhashë deklaratë, në prezencë të avokatit tim Artianit Koci, lidhur me çështjen e mbrëmjës së kaluar për orën e dorës Richard Mille.

Mediat që kanë raportuar për një arrestim që nuk ka ndodhur, nuk kanë vepruar drejt.

Po ashtu, raportimet për një kinse borxh ndaj ATK janë të pavërteta - vetëm rrena dhe shpifje.

Sulme të tilla i përballoj me qetësi, njësoj si gripin - dhe nuk kanë asnjë peshë më shumë.

Ju uroj suksese të gjithëve, dhe ishalla flini të qetë sonte.

Ju dua edhe juve që po shkruani keq.

Sinqerisht Gramoz Aliu."