Karakteret klasike fantastike të serisë Winx kthehen me një kapitull të ri Winx Club: The Magic Is Back i cili sjell rilindjen e animuar të serialit të parë. Krijuar nga Iginio Straffi dhe prodhuar nga Rainbow dhe Rai Kids, kjo seri përbën një reboot të versurin origjinal. 

Seria do të jetë në dispozicion globalisht në Netflix që më 2 tetor 2025 për shumicën e territoreve ndërkombëtare. 
Në Mbretërinë e Bashkuar, ajo fillon më 8 shtator 2025 në CBBC dhe në platformën BBC iPlayer. 
Në Itali, transmetimi fillon më 1 tetor 2025 në Rai 2. 


Bloom, një adoleshente nga Toka, zbulon se ka fuqi magjike. Ajo regjistrohet në shkollën magjike Alfea, ku takohet me femrat tjera Stella, Flora, Tecna, Musa dhe Aisha dhe bashkohen për të formuar Winx Club-in. Së bashku do të përballen me armiq të vjetër dhe të rinj, duke zbuluar sekrete që rrezikojnë dimensionin magjik. 

Traileri tregon pamje të reja të aventurave, luftës kundër magjisë së errët, dhe fuqizimeve të karaktereve kryesore. Ai njofton datën e publikimit në Netflix dhe rikthimin në universin e Winx me një stil të përditësuar grafikisht dhe narrativisht.