Kur mendoni për inovacionin, me siguri ju vijnë në mendje dizajnet elegante, funksionet e zgjuara dhe teknologjia më e fundit. Dhe Hisense i do të gjitha këto. Në fund të fundit, slogani I tyre është “In love, with technology.”
Por ka edhe diçka tjetër që është po aq interesante– diçka që nuk gjendet në fletën e specifikimeve: qëndrueshmëria. Ajo nuk ka drita që ndizen, nuk bën zhurmë, por është e pranishme në gjithçka që ata bëjnë – nga mënyra se si furnizojnë fabrikat me energji dhe si projektojnë pajisjet, deri te mënyra se si kujdesen për punonjësit dhe zgjedhin furnitorët.
Dhe tani, kjo punë e vazhdueshme “prapa skenave” I ka sjellë një arritje të madhe: medaljen prestigjioze platin EcoVadis, e dhënë për fabrikat e tyre në Evropë. Kjo i rendit mes 1% të kompanive më të qëndrueshme në botë.
Si duket qëndrueshmëria tek Hisense? Ata kanë ndërtuar një strategji që e integron qëndrueshmërinë në çdo shtresë të operacioneve.
Kjo do të thotë të projektojnë sisteme më të zgjuara, të investojnë në energji më të pastër, të marrin certifikime si ISO 14001 (mjedisi), ISO 50001 (energjia) dhe SA8000 (përgjegjësia sociale), si dhe të mbajnë përgjegjësi përmes raportimeve të verifikuara dhe standardeve globale. Madje janë bashkuar edhe me UN Global Compact.
Hisense ka marrë hapa të qëllimshëm për të rritur ndikimin pozitiv – nga mënyra se si trajnojnë ekipet dhe menaxhojnë fabrikat, deri te bashkëpunimi me furnitorët dhe partnerët në të gjithë zinxhirin e vlerës.
Rezultatet flasin vetë:
• 5.3 MW energji diellore e prodhuar në vend, në Slloveni
• 100% e punonjësve të trajnuar mbi të drejtat e njeriut dhe kundër diskriminimit
• 100% e fabrikave të prodhimit të certifikuara me sisteme mjedisore dhe sociale
• 96% e furnitorëve me kontrata që përfshijnë klauzola për qëndrueshmëri
Nuk bëhet fjalë vetëm për të bërë më pak dëm. Bëhet fjalë për të bërë më shumë– me strategji, me qëllim dhe me plane konkrete.
Pse ka rëndësi për ju? Sepse kur zgjidhni një pajisje Hisense të prodhuar në Evropë, zgjidhni më shumë se performancë. Ju zgjidhni një produkt që është pjesë e një vizioni më të madh – një vizion që vlerëson njerëzit, planetin dhe përparimin.
Hisense nuk beson se qëndrueshmëria duhet të jetë një veçori e veçantë.Ajo duhet të jetë baza.
Dhe kjo medalje? Është prova që po e ndërtojnë