Mozzik është bërë sërish temë diskutimi, këtë herë jo për muzikën e tij, por për shkak të dy orëve luksoze që ka blerë: një Richard Mille, marka që lidhet me superyjet dhe çmime që shkojnë deri në miliona euro, dhe një Rolex, simbol i përjetshëm i luksit klasik.

Autoritetet doganore, sipas burimeve zyrtare, ndërhynë për të kryer verifikimet standarde mbi origjinën e orëve një procedurë e zakonshme për mallrat e luksit. Nga ana tjetër, avokati i Mozzik theksoi se nuk bëhet fjalë për arrestim, por vetëm për një kontroll rutinë, duke shtuar se reperi po bashkëpunon normalisht me autoritetet.

Megjithatë, siç ndodh shpesh, historia nuk mbeti vetëm në sportelet e doganës. Në rrjetet sociale u hap një debat i gjerë, me aludime dhe reagime të shumta.

Ai që e ndezi më shumë këtë situatë ishte pikërisht Noizy, dikur mik dhe bashkëpunëtor i Mozzik. Në një story ironik, reperi shpërndau një faqe që shet replika orësh luksoze nga Kina, duke shkruar: “E du edhe unë një kështu urgjent”, të shoqëruar me emoji qeshjeje.

Thumbi nuk u ndal me kaq. Në postime të tjera, Noizy ironizoi duke përshkruar një “skenar imagjinar” të blerjes së një ore për miliona euro dhe “harresën” për ta marrë atë në dyqan, si një aludim i qartë për autenticitetin e orëve të Mozzik.