Këngëtarja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, ka ndarë me publikun një nga momentet më të veçantë të jetës së saj private. Pas muajsh spekulimesh dhe thashethemesh për jetën sentimentale, artistja ka marrë propozimin për martesë nga partneri i saj, biznesmeni Granit Muhaxheri.

Në një postim emocionues në Instagram, Melinda publikoi imazhe që flasin vetë: një unazë shkëlqyese në dorën e saj dhe një mbishkrim romantik “Will You Marry Me?” që ndriçon sfondin, duke i dhënë skenës një atmosferë të paharrueshme. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)

Lidhja mes Melindës dhe Granitit, e mbajtur për një kohë të gjatë larg syve të publikut, u bë publike vetëm këtë vit. Megjithatë, që prej asaj kohe, dyshja është kthyer shpesh në kryefjalë të mediave rozë. Tani, me këtë hap të madh, ata tregojnë se marrëdhënia e tyre është më serioze se kurrë.