Orët e Mozzik kanë qenë temë diskutimi 24 orët e fundit. Ai bleu një Richard Mille dhe një Rolex. U tha se Richard Mille kushtonte dy milionë dollarë.
Megjithatë, siç ndodh shpesh, historia nuk mbeti vetëm në sportelet e doganës. Në rrjetet sociale u hap një debat i gjerë, me aludime dhe reagime të shumta. Ai që e ndezi më shumë këtë situatë ishte pikërisht Noizy, i cili ironizoi duke përshkruar një “skenar imagjinar” të blerjes së një ore për miliona euro dhe “harresën” për ta marrë atë në dyqan, si një aludim i qartë për autenticitetin e orëve të Mozzik. (KLIKO)
Por, përgjigjen na e jep Dogana e Kosovës. Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për një Richard Mille dhe një Rolex, me vlerë totale 1.340.027,50 euro.
Sipas njoftimit, “duke qenë se shmangia nga obligimet doganore kapte shumën mbi 5.000 euro, konform legjislacionit në fuqi është njoftuar Prokurori Kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Me këtë rast, është urdhëruar ndalimi i përkohshëm i mallrave dhe intervistimi i personit të dyshuar.”