Ndalimi i Mozzik në Doganë për shkak të orës së tij luksoze Richard Mille vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara të ditëve të fundit. Episodi, që fillimisht u bë kryefjalë për vlerën marramendëse të aksesorit dhe procedurat e autoriteteve, tani ka kaluar përtej kufijve ligjorë, duke u kthyer në një “arenë” reagimesh mes emrave më të njohur të skenës muzikore.

I pari që reagoi publikisht ishte Noizy, i cili përmes postimeve me tone ironike në adresë të Mozzikut e ktheu çështjen në humor. Komentet e tij u shpërndanë gjerësisht në rrjete, duke shkaktuar diskutime mes fansave.

Në këtë debat nuk mungoi as Getinjo, vëllai i Mozzikut, i cili vendosi të mos qëndronte i heshtur. Ai publikoi një reagim të prerë në rrjetet sociale, duke iu drejtuar Noizyt me kritika të ashpra:

“Kurrë nuk u mbushe mend ore shok, gjithë ato suksese e të mira, prap adoleshent”, – shkroi Getinjo, duke e cilësuar sjelljen e tij të papjekur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)