Këngëtari i njohur Mozzik është rikthyer sërish në Administratën Tatimore të Kosovës, i shoqëruar nga avokati i tij Arianit Koci, për të sqaruar çështjen e dy orave luksoze që ka blerë një Richard Mille dhe një Rolex me vlerë totale prej 1.340.027,50 euro.

Pas daljes nga takimi, Mozzik foli për Gazetën Demos, duke treguar se ndalimi i tij në Doganë ka qenë thjesht një procedurë rutinë.

“Në momentin që e kam publiku foton ka qenë një ditë pa ardhë prej Zvicrës në Kosovë.
Kur kam ardhë ka qenë një kontroll rutinor, krejt normal. E shfrytëzoj rastin me falënderu Doganën e Kosovës për sjelljen e mirë. Ishte thjesht një kontroll rutinor, asgjë më shumë. Janë procedura që duhet me u respektu,” – tha Mozzik.

Por përtej shpjegimeve ligjore, Mozzik nuk la pa përmendur edhe Noizyn, i cili së fundmi është tallur publikisht duke aluduar se ora nuk është e tij, por vetëm një “aksesori për foto”.

Mozzik iu përgjigj me tone humori, por edhe me një thirrje ndaj kolegëve:

“Hajde, thuj le të na ndihmonë te nxjerri. Hajde mor burrë, ndihmona. Komuniteti i artistave le të më përkrahë, edhe unë jam artist.”

Kjo deklaratë shihet si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj thumbave të Noizyt, duke e shndërruar sërish rivalitetin mes dy reperëve në qendër të vëmendjes publike.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)