Prej kohësh janë përfolur për një romancë, por tani nuk ka më vend për dyshime. Patris Berisha dhe Santiana Maloku kanë vendosur ta bëjnë publike marrëdhënien e tyre.
Lidhja u konfirmua përmes një fotoje intime që muzikanti publikoi në InstaStory, ku dyshja shihen të përqafuar në një ashensor.
Ky imazh duket se i jep fund spekulimeve që kanë qarkulluar prej kohësh, duke shënuar fillimin e një kapitulli të ri për jetën e tyre personale.
Patrisi, i njohur si muzikant dhe me një karrierë të gjatë në muzikë, më parë ka qenë në një marrëdhënie me këngëtaren Tuna Sejdiu, me të cilën ka dy djem. Nga ana tjetër, Santiana Maloku u bë e njohur për publikun pas pjesëmarrjes së saj në spektaklin Big Brother VIP Kosova.