Në edicionin e katërt të “Big Brother VIP Albania”, Rozana Radi dhe Klajdi Musabelliu patën disa nga debatet më të forta brenda shtëpisë, shpesh për arsye nga më të voglat madje edhe për një pjatë ushqim.
Por duket se jashtë lojës, gjithçka është harruar.
Së fundmi, Klajdi ka ndarë një video në Instastory ku shfaqet me Rozanën dhe të dy shihen duke qeshur e duke bërë humor me njëri-tjetrin.
Në fillim, Rozana dëgjohet duke thënë me shaka:
“Ftova dikë për të konsumuar një supë bashkë, por tha ‘do më japësh supë dhe do më japësh edhe lekë’.”
Më pas hyn Klajdi, i cili i drejtohet me fjalët e famshme që i kishte thënë edhe brenda shtëpisë:
“O shtrigë, o shtrigë!”
Rozana ia kthen me një pseudonim plot humor:
“Trëndafili…”
Ndërsa Klajdi e plotëson me: “Trëndafil i zi.”
Në fund, Rozana i bën pyetjen klasike:
? “Do supë apo pilaf?”
Dhe Klajdi, pa hezituar, përgjigjet: “Supë.”
Ky moment argëtues tregon se marrëdhënia mes dy këngëtarëve është e qetë dhe miqësore, duke i lënë pas tensionet e BBV4.