Ceremonia e betimit të qeverisë së re është kryer ditën e sotme në Presidencë. Rama si kryeministër së bashku me kabinetin qeveritar kanë shkuar në Presidencë për të bërë betimin. 

Kryeministri Edi Rama ishte i pari që u betua me dorën në Kushtetutë. Ndërkohë që në dekretin e tij ka përgjigjesi dhe për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual për Inteligjencën Artificiale 'Diella'.

Më pas kanë shkuar të gjithë Ministrat me radhë, duke nisur zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe duke përfunduar te Ervin Demo.

Pas betimit në Presidencë, qeveria Rama 4 ka nisur zyrtarisht punë. Ndërkohë që ditën e sotme pritet që të mbahet dhe mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave.