Një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale ka ndezur diskutime të shumta. Në imazhin e publikuar shihet Meriton Mjekiqi dhe Erjola Doçi duke shkëmbyer një puthje, gjë që shumë media e interpretuan si konfirmim të një romance mes tyre.
Megjithatë, burime për AlbanianPost bëjnë të ditur se nuk bëhet fjalë për një lidhje intime, por për një skenë filmike ku dyshja janë pjesë e kastit. Projekti kinematografik, i cili është në zhvillim prej disa muajsh, ka përfshirë emra të njohur të showbizit shqiptar dhe pritet të tërheqë vëmendjen e publikut.
Më herët është përmendur se në film do të jetë edhe Lumbardh Salihu, fituesi i Big Brother VIP Kosova 2, duke shtuar më shumë kuriozitet mbi përmbajtjen e produksionit.
View this post on Instagram
Edhe pse ende nuk ka detaje mbi subjektin, fotografia e publikuar dëshmoi fuqinë e imazhit për të ndezur debate, ndërsa njëkohësisht shërben si një fushatë virale marketingu për filmin e ardhshëm.