Rrjetet sociale shpërthyen këto ditë pas një debati të ndezur në emisionin Opinion me Blendi Fevziun. Në qendër të zhurmës: ish-moderatorja Albana Osmani dhe aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj. Tema: projektligji për barazinë gjinore dhe pyetja e nxehtë, mbi përbërësit e familjes shqiptare.

Në një moment tensioni, Karaj solli në diskutim termin “burrneshë”, duke iu referuar traditës së gruas që merr rolin social të burrit në zonat e veriut. Pikërisht aty, Osmani ndërhyri me një interpretim të vetin, duke e parë këtë nocion si një paralelizëm me burrat transgjinorë. Ky keqkuptim i ndezi gjakrat, duke kthyer studion në një duel të vërtetë semantik e kulturor.

Në këtë vorbull nuk mungoi as ndërhyrja e opinionistit Arjan Konomi, i cili vendosi të shndërrohej në protagonist me një reagim të fortë, mes ironisë, thumbave dhe një doze nostalgjie televizive. “Moj Albana Osmani, sa u gëzova që të pashë në ekran… po pse të kanë mbajtur moj si më torollaqen e televizioneve?” – tha ai.

Mes të tjerave thotë: 

“Moj Albana Osmani, sa u gëzova që të pashë në ekran dhe njëherë se je zhdukur dhe kuptuam që je gjallë. Po sa bukur që fole! Po pse të kanë mbajtur moj si më torollaqen e televizioneve që ka ekzistuar ndonjëherë? Ti ke kaq mendime të bukura për gjëra kaq të rëndësishme dhe ne s’të kemi kuptuar kurrë e televizionet s'të kanë kuptuar kurrë. Po ti nuk je idiote moj siç të kemi menduar. Ti je një vajzë e zgjuar, e pjekur dhe që ke gjithë atë kulturë dhe pjekuri mendimi, eksperience, që të flasësh për tema kaq të rëndësishme. Po pika u raftë atyre që të kanë ftuar ty për të shtuar klikimet, se disa klikime i more. Se je një burrneshë tropoje. Por, më fal pak, burrneshat çfarë ishin? Albana të përshëndes, shyqyr që të pamë dhe mos të pafshim më me mendime të tilla."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arjan Konomi (@arjankonomi_)