Pas zërave që qarkulluan në media dhe rrjete sociale, Loredana Brati ka reaguar publikisht për herë të parë lidhur me aludimet se nuk është më pjesë e programit “Për'puthen”.
Spekulimet nisën pasi u përhapën raportime se ajo kishte krijuar një afërsi të madhe me konkurrentin Kejsi dhe madje ndodhej në “fazat e para të një lidhjeje”.
Në një story në Instagram, Loredana i ka hedhur poshtë këto thashetheme duke i quajtur të pavërteta dhe të papërgjegjshme.
“Turp! T’ju vijë turp që shpikni histori për klikime. Unë jam ende pjesë e ‘Për'puthen’ dhe çdo gjë tjetër është trillim,” shkroi ajo.
Ajo gjithashtu iu drejtua mediave dhe faqeve që publikojnë të tilla lajme, duke kërkuar që të mbështeten vetëm te burime të sigurta dhe jo në aludime pa baza.
Ndërsa me një lidhje telefonike për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, tha:
“Më mërziti pak të lexoja ato budallallëqe, por do kalojë. Edhe reagimi i fansave dhe publikut ishte me mua, duke më përkrahur. Më kanë parë për katër muaj kur isha në BBV se çfarë vajze jam dhe çfarë vlerash kam”, u shpreh ajo.
E pyetur për largimin e saj nga “Për’Puthen”, aty ku mbante rolin e Kupidit, ajo sqaroi se e ndërpreu rrugëtimin për arsye të tjera, që nuk kanë të bëjnë me asnjë lidhje dashurie.
“Nuk është asnjë lloj lidhjeje. Kam kohë që kam vendosur ta ndërpres rrugëtimin tim, por për arsye të tjera. Fundjavën e kaluar kam qenë me shoqërinë në Dhërmi, dhe ky djali punon në atë restorantin ku unë po drekoja. Aty u takuam dhe u ula në një tavolinë me të, ndejtëm pak bashkë. Kur u larguam, më bënë këtë foto. ‘Për’Puthen’ e kam lënë më herët se atë fundjavë. Nuk e kam lënë për këtë situatë”, tregon Loredana.