Florian Agalliu duket se nuk ndahet dot nga emisionet e mëngjesit. Sipas informacionit të siguruar nga Vip Magazine, pas largimit nga RTSH, Agalliu do të moderojë programin e mëngjesit në ekranin e Vizion Plus.
Ai do të jetë në ekran çdo ditë, krah moderatores së njohur Brikena Prifti, e cila është pjesë e këtij programi që nga nisja e sezonit të ri televiziv.
Ky rikthim në ekran vjen pas disa përplasjeve me drejtuesen e re të RTSH, Eni Vasili, pasi Agalliu deklaroi se nuk ishte paguar për disa muaj nga institucioni që ajo drejton.
Pjesëmarrja e tij në edicionin e parë të reality show “Ferma VIP”, ku zuri vendin e dytë, duket se ka qenë një shtysë për këtë rikthim dhe për të vijuar karrierën e tij në televizion.