Urime të mëdha për Rihanna-n dhe A$AP Rocky-n!
Këngëtarja dhe sipërmarrësja ikonike, Rihanna, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë me partnerin A$AP Rocky, dhe lajmi i gëzueshëm është se ata janë bërë me një vajzë.
Këngëtarja 37-vjeçare e bëri të ditur lindjen në një postim në Instagram të mërkurën, ku publikoi një foto me të porsalindurën dhe një tjetër me këpucë bebeje. Postimi kishte një përshkrim të thjeshtë: emrin e vajzës, Rocki Irish Mayers, datën 13 shtator, dhe një emoji me fjongo.
View this post on Instagram
Çifti, tashmë prindër të dy djemve, ka zgjeruar familjen e tyre me anëtaren më të re, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë.
Rihanna dhe Rocky, të cilët prej kohësh kanë qenë në qendër të vëmendjes si një nga çiftet më të pëlqyer të showbiz-it, po shijojnë tani një tjetër kapitull të jetës së tyre familjare.