Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, ka ndarë një rrëfim të sinqertë dhe të pazakontë mbi përvojën e saj të shtatzënisë, duke e cilësuar atë si “makthin më të madh” të jetës së saj.

E ftuar në podcastin “M.A.M” të moderatores Orinda Huta, Adrola foli pa doreza për vuajtjet e përditshme që përjetoi gjatë atyre muajve, si dhe ndjesinë e fortë të mosgatishmërisë për t’u përballur me mëmësinë.

“Në momentin që kam mbetur shtatzënë, ka qenë makthi më i madh i jetës time. Makth. E kam vuajtur pafund, çdo ditë të jetës time. Është gabimi më i madh që kam bërë në jetë,” – u shpreh ajo.
Modelja tregoi se nuk ishte e përgatitur për të qenë nënë, duke pranuar se nuk dinte as të ndërronte pelenat dhe se gjatë asaj periudhe nuk e ndiente lidhjen e natyrshme që pritet të ketë një grua shtatzënë me fëmijën e saj.

“As pampersa nuk dija t’i ndërrroja, të gjitha i ka bërë ajo (mami im). Nuk më interesonte të isha shtatzënë. Vendosa ta hiqja djalin, nuk e dija se çfarë ishte në ato momente,” – rrëfeu Dushi mes emocionesh.

Ky tregim i hapur dhe shpesh i dhimbshëm ka ngjallur reagime të shumta në publik, pasi Adrola vendosi të ndajë jo vetëm anët e bukura të mëmësisë, por edhe momentet e errëta dhe të vështira, të cilat shpesh mbeten tabu në shoqëri.

Nga ana tjetër, moderatorja Orinda Huta vlerësoi guximin e Adrolës për të folur hapur dhe për t’u treguar e vërtetë para publikut.

“Sot në M.A.M kam një supermami e cila ka qenë shumë e vërtetë në këtë rrëfim të mëmësisë. Shumë gjëra që i fshehim, qoftë edhe mendimet më të errëta, ajo i rrëfen në këtë podcast. @adroladushi vjen si stuhi në këtë episod dhe me shumë mesazhe për t’u dëgjuar,” – shkroi Orinda në rrjete sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta)

Rrëfimi i Adrolës vjen si një thirrje e fortë për të folur më hapur mbi sfidat e mëmësisë dhe shëndetin mendor të grave, duke theksuar se edhe figurat publike, pas buzëqeshjeve dhe suksesit, mund të bartin histori të dhimbshme dhe të vështira.