Me Grand Prix të Singaporit që po afron, qyteti kthehet në një skenë të mbushur me adrenalinë, shpejtësi dhe yje botërorë. Përveç pistës dhe garës spektakolare nën dritat e natës, një pyetje gjithmonë ngjall kureshtje: Ku qëndrojnë pilotët dhe të famshmit gjatë këtij fundjave glamuroze?
Një nga adresat më të kërkuara është padyshim The Ritz-Carlton, Millennia Singapore. Hoteli ndodhet vetëm disa hapa larg Paddock-ut dhe ofron pamje mahnitëse drejt Marina Bay Sands dhe Singapore Flyer, të cilat mund të shijohen më së miri nga dritaret karakteristike tetëkëndëshe të banjove luksoze.
Për ata që kërkojnë të shpenzojnë pa kursim, zgjedhja ideale është The Ritz Suite një hapësirë prej 2,358 këmbësh katrorë (rreth 220 m²), me një zonë të madhe për argëtim dhe shërbim personal butleri 24 orë në ditë. Suita përfaqëson luksin absolut, duke u bërë zgjedhja e parë për pilotët e Formula 1, VIP-at dhe të famshmit që duan privatësi, komoditet dhe shërbim të personalizuar.
Përveç garës, fundjava e Grand Prix është një festival i vërtetë që mbledh jo vetëm adhurues të Formula 1, por edhe yje të muzikës, kinemasë dhe modës. Kjo e kthen Ritz-Carlton Millennia në një pikë takimi ku sporti dhe luksin takohen me jetën mondane.