Dolce & Gabbana solli një koleksion Pranverë/Verë 2026 plot surpriza në Milano. Shfaqja u hap me hyrjen spektakolare të Meryl Streep dhe Stanley Tucci, të rikthyer si Miranda Priestly dhe Nigel Kipling nga filmi The Devil Wears Prada, duke i dhënë pistës një energji kinematografike.
Marka e transformoi stilin e “sleepwear” në luks ditor: këmisha dhe pantallona pambuku të sofistikuara, robe transparente, topa sensuale dhe kombinime sheer.
Pavarësisht risive, nuk munguan elementët ikonë: print leopard, bustier dhe lule në forma të ndryshme (print, aplikacione, kristale).
Slides, çanta dhe pallto të bëra me pels artificial ishin një nga risitë më të spikatura, duke treguar angazhimin e markës ndaj ekologjisë dhe luksit të qëndrueshëm.