
Nëntë muaj pas fejesës së tyre, Tom Holland nuk e la pa e sqaruar një detaj që për të ka shumë rëndësi: Zendaya nuk është më “e dashura”, por e fejuara e tij.
Gjatë një paneli ku po fliste me gazetarë, një reporter ndau një episod personal:
“I dhashë vajzës sime mundësinë të takonte të dashurën tuaj,” tha ai, duke iu referuar aktores së Dune. “U ndjeva si babai i vitit.”
Tom qeshi, por menjëherë ndërhyri duke e korrigjuar me humor dhe dashuri:
“E fejuara,” tha ai, duke e bërë të qartë se marrëdhënia e tyre ka kaluar në një hap tjetër.
THE WAY HE CORRECTED THE INTERVIEWER SAYING FIANCÉ ?? OMG I’M CRYING MY HEART THEY’RE FAMILY ????????pic.twitter.com/yOONfS8pP1
— celi ?? (@HOLLANDAYASFlLM) September 29, 2025
Ky moment i ëmbël erdhi pas propozimit që aktori i Spider-Man i bëri Zendaya-s gjatë festave të fundvitit 2024. Babai i Tom-it, Dominic Holland, kishte rrëfyer më herët se i biri e kishte planifikuar çdo detaj: nga unaza, deri te biseda me babain e Zendaya-s për të marrë bekimin e tij.
Në janar të këtij viti, Zendaya e konfirmoi publikisht fejesën duke shfaqur unazën e saj të madhe me diamant pesë karatësh në Golden Globes 2025. Pamjet bënë xhiron e rrjeteve sociale, duke emocionuar fansat në mbarë botën.
Megjithatë, edhe pse janë të lumtur dhe të dashuruar, çifti nuk ka ndërmend të nxitohen për dasmën. Stilisti dhe miku i ngushtë i Zendaya-s, Law Roach, tha për E! News se ende nuk kanë nisur përgatitjet:
“Procesi nuk ka filluar ende. Zendaya është shumë e zënë me filmime, sidomos me kapitullin e ri të Dune. Kemi kohë, nuk ka asnjë ngut.”
Një gjë është e sigurt: kur të vijë dita e madhe, do të jetë një ceremoni plot emocion.
“Tom dhe Zendaya e duan njëri-tjetrin prej shumë kohësh,” shtoi Roach. “Fakti që e gjithë bota po ndan këtë histori dashurie me ta, është diçka e mrekullueshme.”