Nëse kjo është një epokë e re e “King Kylie”, duket se mbretëria e saj sapo ka nisur sërish.
Kylie është shpesh shkëndija që krijon trende dhe prej muajsh ajo po rikthen në modë sërish latexin.
Së fundmi, ajo u shfaq e veshur kokë e këmbë me Isabel Marant. 28-vjeçarja zgjodhi një xhaketë lëkure biker, të mbyllur vetëm në kopsa sipër, duke lënë barkun e ekspozuar, dhe një mini-fund të guximshëm që dukej i krijuar nga dy rripa të gjerë me vrima metalike. Ajo e kompletoi pamjen me takë të zeza e argjendi me detaje metalike.
Vetëm pak ditë më parë, Jenner publikoi një set latex Barbie-pink, duke rikthyer kujtime të fuqishme të estetikës së viteve 2010 kur ky material ishte sinonim i sexy, rebel dhe futuristik. Në atë kohë, latex-i shpesh shihej si i kufizuar për skena koncertesh ose veshje shumë të guximshme, por Kylie po e pozicionon sërish si një pjesë të modës së përditshme, nëpërmjet kombinimeve me nuanca të buta, silueta minimaliste dhe foto-shoots artistikë.
Moda e 2025 po lëviz drejt materialeve që kanë një “attitude” më të fortë, duke përzier elemente të power dressing me sensualeitetin modern. Latexi, me shkëlqimin e tij të veçantë dhe aftësinë për të theksuar format trupore, përfaqëson pikërisht këtë frymë: një grua që është njëkohësisht delikate dhe e pathyeshme.
Nëse vitet e fundit dominuan fustanet e pambukut dhe estetika e “soft girl”, Kylie po i thotë botës se koha e materialeve të forta dhe të guximshme është kthyer.
Trend-setter.