Parashqevi Simaku ka bërë bërë së fundmi një reagim lidhur me deklarata e bëra kundër saj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, artista shkruan se prej 10 muajsh emri i saj është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që kërkojnë të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave.

Parashqevia thekson se kjo nuk është hera e parë që flitet për të, pasi edhe në vitet 1985–1988 flitej me mllef dhe zili për çmimet që kishte fituar me shumë punë. Më tej Simaku shton se vazhdon rrugën e saj me dinjitet sdhe të vërtetën në krah.

Kujtojmë se së fundmi, Shqipe Hysenaj, gjatë intervistës në emisionin “Live From Tirana”, në Top Albania Radio, e akuzoi këngëtaren se “u merrte burrat grave të tjera”.

Postimi i plotë i Parashqevi Simakut:

Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Por në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem.

Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj.

Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten. Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime.