Sandalet, sabotet dhe shapkat i kemi lënë zyrtarisht pas. Vjeshta ka mbërritur dhe me të, rikthimi i këpucëve që e bëjnë çdo veshje të duket më styled, më e plotë, më… chic.
Edhe për sezonin Vjeshtë–Dimër 2025/2026, opsionet janë të pafundme: nga modelet sportive dhe komode, si sneakers, tek ato më të sofistikuara si mocasinët dhe ballerinat. Dhe lajmi i mirë? Këtë vit ka nga pak për çdo shije, nga vajzat preppy te ato që nuk heqin dorë nga një prekje rock glam.
Çfarë i bashkon të gjitha?
Përshtatshmëria.
Këpucët e momentit janë krijuar që të funksionojnë në çdo rast për një ditë në zyrë, një kafe në qytet apo një darkë të improvizuar. Nga modelet flat deri te ato me taka të mesme e forma të guximshme, ja cilat janë pesë trendet që do dominojnë këmbët tona këtë sezon (dhe do ju bëjnë ta riorganizoni menjëherë raftin e këpucëve).
1. Moccasins– stili preppy që s'del kurrë nga moda
Po aq të rehatshme sa një palë atlete, por padyshim më të rafinuara, ato janë veshjet e preferuara nga mëngjesi në darkë, qoftë në punë apo në një dalje me miqtë. Përveç modeleve klasike të zeza dhe kafe, versionet prej lëkure të butë po fitojnë gjithashtu popullaritet këtë vit, më elegante se kurrë, ashtu si ato me bazament të lartë, perfekte për të shtuar disa centimetra të çmuar.
2. Atletet– nuk mungojnë kurrë
Nuk ka shumë për të shpjeguar. Atletet janë thjesht të përjetshme.
Janë bërë pjesë e çdo konteksti, edhe më formalit, dhe këtë vjeshtë i shohim si në tona neutrale, ashtu edhe në ngjyra të forta që ndriçojnë ditët gri.
Nëse duhet të zgjidhni vetëm një palë, investoni në një model “retro running”: cool, komode dhe lehtësisht kombinueshme me çdo gjë.
3. Ballerinat – romantike, të ëmbla, por gjithmonë elegante
Balerinat, këpucët e sheshta tipike, janë mishërimi i romancës dhe feminitetit. Të përshtatshme për t’u kombinuar me xhinse, një fund të shkurtër ose një fustan midi, i shtojnë sofistikim edhe veshjes më të përditshme, veçanërisht kur zbukurohen me fjongo, gurë të çmuar dhe rripa. Përveç ngjyrave klasike, edhe printet janë në trend, duke filluar me printet me kafshë.
4. Slingback – për vajzat që dinë çfarë duan
Rripi i tyre dallues pas thembrës i ka bërë ato ikonike, si dhe i ka vendosur në Olimpin e modës. Zëvendësojnë për mrekulli takat e larta dhe duken po aq effortless, për t'u veshur si në zyrë ashtu edhe në një takim romantik. Stilet më të kërkuara? Modelet me shkëlqim vinil ose vernice.
5. Çizmet – kur do pak dramë në look
Në variantin cowboy, biker apo me tacco të hollë, çizmet janë simboli i fuqisë këtë vjeshtë. Versionet slouchy, me pjesën e sipërme të lirshme dhe pak të rrëzuar, janë absolutisht më in.
Në lëkurë apo suede, ato janë si një deklaratë stili më vete: mjafton t’i veshësh dhe gjithë pamja ndryshon.
Morali?
Kjo vjeshtë nuk kërkon kompromis mes komoditetit dhe stilit.
Nga mocasinët te çizmet me tacco, çdo palë këpucësh është një mënyrë për të treguar humorin, energjinë dhe personalitetin tënd.
Prandaj, gati për t’i bërë vend koleksionit të ri – sepse, ta themi troç: t’i rezistosh këtyre trendeve është mision i pamundur.