(Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Donald Trump sapo ka mbërritur në Izrael, ku u prit nga homologu i tij izraelit, Isaac Herzog dhe kryeministri, Benjamin Netanyahu. Trump pritet të zhvillojë takime me Netanyahun dhe familjarë të pengjeve të liruara.

Netanyahu priti Trump ndërsa bisedonte me aleatin e presidentit amerikan dhe ambasadorin e SHBA-së në Izrael, Mike Huckabee.

Trump përshëndeti gjithashtu të dërguarin e tij të posaçëm Steve Witkoff dhe Kushner, të cilët ndihmuan në ndërmjetësimin e marrëveshjes së armëpushimit javën e kaluar.

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit është rezultat i muajve të tërë negociatash të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, Katari, Egjipti dhe Turqia, kërkon lirimin e rreth 20 pengjeve izraelite që janë ende gjallë, si dhe kthimin e truopave të rreth 28 pengjeve të vdekura.

Në këmbim, Izraeli është i angazhuar për lirimin e rreth 2,000 të burgosurve palestinezë, kryesisht gra dhe të rinj, duke përjashtuar figurat e larta të Hamasit. Në të njëjtën kohë, do të tërheqë një pjesë të forcave të tij ushtarake nga zonat e caktuara të Gazës, ndërsa ndihma humanitare do të lejohet përsëri të hyjë nën shoqërimin e vëzhguesve ndërkombëtarë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CLASS MAGAZINE (@revistaclass_)