Presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko, një aleat i ngushtë i Kremlinit, ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me luftën në Ukrainë.
Gjatë një interviste, ai tha se nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk ulet në tryezën e bisedimeve dhe nuk ndërmerr hapa të menjëhershëm, “Ukraina do të pushojë së ekzistuari”.
Lukashenko, i cili më parë ka kritikuar SHBA-në dhe udhëheqësit evropianë për mungesën e një zgjidhjeje paqësore, tani e vendos përgjegjësinë kryesore te presidenti ukrainas.
“Problemi nuk qëndron te Shtetet e Bashkuara, as te Rusia, por te Volodymyr Zelensky”, deklaroi ai.
Sipas tij, komuniteti ndërkombëtar duhet të ushtrojë presion të fortë mbi udhëheqësin ukrainas për të marrë vendime që ai i cilësoi si “të përshtatshme”.
Euronews