Nga motoja “Bëj sikur derisa t’ia dalësh”, siç i thoshte gjithmonë nëna e saj, Kim Kardashian ka surprizuar sërish botën e modës dhe bukurisë.

Pas lançimit të Face Wrap për pasiguritë e saj, Kim prezantoi Faux Hair Micro String Thong nga Skims, tanga me qime artificiale në zonën intime, që rikthen estetikën bushy të viteve ’70. Ky produkt i ka bërë njerëzit të flasin menjëherë, duke ngjallur reagime të ndryshme: disa u tmerruan nga pamja, të tjerë lavdëruan inklusivitetin, pasi ofron 12 nuanca të ndryshme për t’u përputhur me ngjyrën natyrale të trupit.

Sipas gazetares amerikane, e cila punoi me motrat Kardashian për të lançuar aplikacionet e tyre personale në vitin 2015, Kim Kardashian lançoi tanga me qime artificiale nga keqardhja.

Khloé thuhet se rrëfeu gjatë një bisede vajzash se Kim Kardashian është plotësisht pa qime në zonën e saj pubike, pasi i ka hequr të gjitha me lazer. Sipas saj, megjithatë, Kim do ta preferonte nëse do të kishte ende qime atje.

Kështu, tangat me qime shërbejnë si një riinterpretim i stilit, për ata që, si Kim, ndoqën trendin e depilimit brazilian të plotë dhe tani duan të rikthejnë pamjen natyrale. Është pak si trendi i vetullave të holla në vitet ’90, për të cilat shumë vajza sot pendohen që i kanë hequr derisa nuk u rritën më kurrë.

Në fund të fundit, siç gjithmonë këshillon Kris Jenner, motoja është e qartë: “Fake it until you make it”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jessica DeFino (@jessicadefino_)